Nuk kthehet në banesë 43-vjeçari në Tiranë, vëllai jep alarmin në polici

0 205

Një 43-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë, ndërkohë që familjarët kanë dhënë alarmin në polici.

Burime bëjnë me dije për noa.al se në datë 03.02.2022, shtetasi S. M., 41 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vëllai i tij, shtetasi E. M., 43 vjeç.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij, ndërkohë që paraprakisht nuk dyshohet se ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.