Nuk i mbajnë dot prej luftës, braktisen tre foshnja në bodrumet në Mariupol

0 299

Nuk duan që krijesat e tyre të ndërrojnë jetë në krahër kur ndodhen nën bombardimet ruse.

Tre foshnja të lindura para kohe shtriheshin krah për krah më 15 mars, të mbështjella me batanije në një spital në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol. Ëngjëjt e pafajshëm u lanë aty nga prindërit që nuk mund të kujdesen më tj për fatin e tyre.

Të hënën në mëngjes, një nënë 30-vjeçare mbërriti në klinikën e improvizuar me djalin që lindi në spital një javë më parë. Ajo nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa ia dorëzoi stafit fëmijën Laurence.

“Është edhe më e vështirë që ai është në një vend ku ka granatime. Është vërtet e vështirë.”– tha Victoria, një infermiere e spitalit.

Shumë nëna janë detyruar t’i lënë fëmijët e tyre në maternitet pasi nuk kanë mundur dot të kujdesen pasi nga momenti në moment mund të sulmohen nga forcat ruse.

Sipas CNN, gjashtë dado po punojnë në maternitet që të ushqejnë dhe të kujdesen për 21 foshnje të braktisura.

Një dado 37-vjeçarja, Antonina Yefimovich, ka treguar sa e vështirë është të kujdesesh për foshnjat pasi sulmet ruse po afrohen çdo ditë edhe mëshumë dhe foshnjat tremben nga plasjet e bombave.

Por dadot kanë refuzuar që të largohen sepse nuk duan të braktisin fëmijët.

“Unë do të shkoja, sepse edhe unë kam familjen time. Por ne nuk kemi kujt t’i lëmë këto foshnja. Këto foshnja nuk mund të braktisen. Ata janë të pambrojtur. Ata gjithashtu kanë nevojë për kujdes. Dhe ne me të vërtetë shpresojmë që prindërit të vijnë dhe t’i marrin së shpejti,”– tha dadoja.

Materniteti BioTexCom u zhvendos në bunkerin e betonit në ditën e parë të pushtimit rus gati tre javë më parë, për të mbrojtur foshnjat nga çdo zjarr që vjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.