Një shtetas i huaj gjendet i pajetë në “Rrugën e Durrësit”

0 167

Një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët në “Rrugën e Durrësit”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.