Nga nesër Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, vajit

0 209

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se Serbia do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit duke filluar nga 10 marsi. “Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç të martën.

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë fermerët.
“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiç.

Më tej, Presidenti serb shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia. Vuçiç tha se nëse ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe Serbia është në telashe.

“Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçiç.

Më herët Vuçiç ka folur edhe lidhur me gjendjen e rezervave të mallrave të Serbisë. Ai ka thënë se Serbia është e përgatitur për së paku dy muajt e ardhshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.