Nga e ”burgosur”, tani në krye të mbretërisë si Mbretëreshë

0 280

Mbreti 68-vjeçar i Tajlandës ka emëruar bashkëshorten e tij të dytë si “mbretëreshën e dytë të vendit” paçka se më parë e kishte burgosur dhe i kishte hequr titujt. Maha Vajiralongkorn e kurorëzoi Sineenat Wongvajirapakdi në ditëlindjen e saj të 36-të. Dyshja kishin veshur pallto të ngjashme ngjyrë blu në një ceremoni budiste në Bangkok.

Ngjarja ka bërë bujë pasi Sineenat ka një të kaluar misterioze dhe të mbushur me skandale. Në vitin 2019, ajo është burgosur për përpjekjen e saj për të bllokuar kurorëzimin e rivales së saj Mbretëreshës Suditha. Po ashtu, muajin e kaluar, një mori fotografish të saj lakuriq u zbuluan në internet.

Gjithçka shihet si një ”mjet për marketing” dhe emërimi i saj si mbretëresha e dytë e Tajlandës vjen në një moment politik të tensionuar për mbretin i cili është përballur me protesta prej muajsh të tërë. Tajlandezët kanë kërkuar reformimin e monarkisë, diçka e pashembullt në Tajlandë, ku është e paligjshme të kritikosh mbretin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.