Ndikon Covid-19 te sperma? Ekspertët nxjerrin dëshmitë e reja

0 377

Një nga pikëpyetjet e Covid-19 është nëse ka ndikim tek fertiliteti mashkullor dhe virusi vdekjeprurës mund të shkaktojnë pasoja te cilësia e spermës, kështu sugjeron një studim i botuar të enjten në revistën ”Reproduction”. ”Ky raport siguron dëshmitë e para të drejtpërdrejta që infeksioni me Covid-19 prek cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve”, thuhet në studim. Ekspertë të ndryshëm, jo të përfshirë në studim, shfaqën menjëherë mosbesim rreth përfundimeve të nxjerra.

Autorët thonë që nga të dhënat vërtetohet se infektimi me Covid-19 shkakton dëmtim me pasoja të funksioneve riprodhuese mashkullore, por në fakt, tregon vetëm një lidhje të tërthortë. ”Edhe kur sëmuresh me grip të thjeshtë, niveli i spermatozoideve mund të bjerë deri në 0 për pak javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të zbulosh se rezultatet e këtij studimi kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Covid-19, apo thjesht me faktin që personat e testuar kanë qenë sëmurë”, thotë për CNN Dr. Channa Jayasena, konsulente në endokrinologji dhe andrologji në “Imperial College” të Londrës.

Studimi në fjalë është realizuar nga Universiteti “Justus Liebig”, në Gisen (Giessen), Gjermani. Në të janë përfshirë 84 meshkuj të infektuar me Covid-19 dhe 105 të tjerë jo të infektuar. Atyre u janë marrë kampionë sperme çdo 10 ditë për 60 ditë. Studimi zbuloi se meshkujt e prekur nga Covid-19 kishin pësuar rënie të madhe të nivelit të inflamatorëve dhe oksidativëve në qelizat e spermatozoideve. Lëvizshmëria, përqendrimi dhe forma e tyre gjithashtu kishte pësuar modifikime nga virusi. Përkeqësimi ishte edhe më i madh në rastet ku sëmundja ishte kaluar më rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.