Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan

0 150

Ish-ministri i Jashtëm sllovak dhe ish-anëtar i Parlamentit Evropian Eduard Kukan është ndarë nga jeta këtë të enjten në moshën 83-vjeçare, raportuan mediat sllovake.

Kukan drejtoi diplomacinë e Sllovakisë nga viti 1998 deri në vitin 2006 dhe ishte eurodeputet nga 2009 deri në 2019.

Kukan ka qenë i angazhuar për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

Përveç kësaj, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare, bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.