Muaji i Shenjtë i Ramazanit, 1.8 miliard myslimanë iftar dhe falje në shtëpi

0 281

Në këtë kohë të pandemisë, besimi në Zot është forcuar. Këtë vit Muaji i Shenjtë i Ramazanit, do të jetë në një kohë të pazakontë. Rreth 1.8 miliard myslimanë në gjithë botën janë duke u përgatitur për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ndonëse në kohë të koronavirusit, çka ka shtyrë autoritetet nga Maroku deri në Indonezi, që të angazhojnë forca policore për të kufizuar lëvizjet e besimtarëve.

Në gjithë botën myslimane është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve dhe të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse qasja në informacione kanë qenë e vështirë për t’u siguruar në disa vende. Pandemia kësaj here ka ndryshuar disa tradita shekullore të myslimanëve për Ramazan, pasi xhamitë janë mbyllur dhe janë vënë ndalesa për lutje të disa personave bashkë.

Varësisht prej shtetit, fillimi i muajit hënor fillon më 23 prill apo 24, çka nënpunon se myslimanët duhet të heqin dorë nga ushqimi, pijet, konsumimi i duhanit dhe marrëdhëniet seksuale nga lindja në perëndim të diellit. Kufizimet e lidhura me koronavirus janë duke prekur edhe bizneset, të cilat zakonisht kanë qarkullim të shtuar, pasi njerëzit blejnë sasi më të madhe të ushqimit. Këto ndalesa janë duke pasur ndikim edhe në bamirësi, ndonëse shumë shtete kanë zhvilluar mënyra për t’iu siguruar ushqimin atyre që kanë nevojë. Disa shtete si Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë mbyllur xhamitë, derisa shumë klerikë fetarë kanë bërë thirrje për t’u lutur nga shtëpitë.

Në një mesazh drejtuar besimtarëve, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar për të gjithë besimtarët agjerim të lehtë, që do të nisë prej ditës së nesërme, 24 prill. “Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namaze e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe. Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji në xhemat të kthehet sa më shpejt. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi sa më shumë, sepse mëshira e Zotit në këtë muaj është e pakufishme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.