Mjeku Dasho: Nuk kemi kapacitet të ndajmë virozat nga Covid-19

0 309

Sot hyri në fuqi vendimi që maskat do të mbahen kudo por me ardhjen e stinës së dimrit, virozat këtë vit do të ngatërrohen nga frika me ato të Covid-19.

Erjon Dasho, specialist i Shëndetit Publik, thotë se vendi ynë nuk e ka akoma as kapacitetet dhe as mundësinë për të vlerësuar rastet me viroza të stinës dhe Covid-19 ndërkohë që për këtë pjesë duhet të ishin marrë masa kohë më parë.

”Evidencat që maska mbron në mjedise të hapura janë shumë të dobëta, pra janë evidenca që vijnë nga studime jo konkluduese ndërsa element shumë i rëndësishëm është ai i llojit të maskës që duhet përdorur për të ofruar mbrojtje”,- tha ai teksa sqaroi se maskat artizanale kanë një mbrojtje nga 10-20%, që është një mbrojtje e papërfillshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.