Ministri ukrainas: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara

0 156

Ushtarët rusë kanë përdhunuar gra në qytetet e pushtuara të Ukrainës, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas.

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, i cili foli në një video-call në një takim në Chatham House të Londrës, tha:

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe kemi raste të shumta për fat të keq të ushtarëve rusë që përdhunojnë gratë ukrainase në qytete, është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky është mjeti më i madh i qytetërimit që kemi në dispozicion për t’u siguruar që, në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë.

Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi edhe për veprat e saj.

Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë GJND-në dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Ai nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por ajo erdhi pasi një media ukrainase raportoi se njëmbëdhjetë raste përdhunimi nga ushtarë rusë ishin raportuar në Kherson – qyteti i parë dhe i vetëm i madh që u pushtua nga forcat e Putinit pas më shumë se një jave luftimesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.