Mijëra hektarë nën pushtetin e ujit, Basha në Lezhë dhe Shkodër: Situata jashtë kontrollit

0 319

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër për të parë më nga afër situatën nga reshjet e dendura të shiut, dhe po ashtu do të vizitojë zonat e përmbytura në këtë bashki. Kryedemokrati ishte fillimisht në Lezhë. I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi, kreu i PD-së tha se situata është jashtë kontrollit dhe qeveria duhet të kishte punuar në këtë drejtim. Thirrja e tij është që të merren menjëherë masa urgjente, në rëndë që situata të mos rëndohet më tej.

”Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës që po përballem me situatë të rëndë nga orë në orë. Është një situatë që i mbivendoset edhe pandemisë. Shqipëria po vuan një situatë krizash si pandemia e përmbytja që po na kushtojnë dëme të mëdha ekonomike e jetë njerëzish. Nuk është koha për politike por gjendja të jetë e mirëmenaxhuar. Qeveria të lërë çdo propagandë dhe të marrë masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve”,-theksoi kreu i PD-së.

Basha shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike për banorët e Shkodrës dhe tha se qeveria duhet të bëjë më shumë se çfarë ka deklaruar. ”Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e Bashkissë së Shkodrës. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Të merren masa urgjente, sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar dhe shanset janë që do të përkeqësohet. Duhen marrë masa urgjente. Të dislokohen resurset shtetërore për t’u ardhur në ndihmë banorëve që po pësojnë goditje. Të bëhet më shumë seç është ëbrë dhe deklaruar deri më tani. Unë do të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për banorët e Shkodrës. Do të gjendemi pranë banorëve. Jemi një popull, një komunitet dhe të gjithë bashkë do bëjmë gjithçka për t’ia ndalë mbanë”,-tha më tej Basha.

Situata

Vazhdon të jetë e përkeqësuar situata e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Shkodrës. Nga dje me sot rezulton një rritje prej 10 cm në lumin Drin dhe Bunë. Sipas raportimeve nga prefektura e këtij qarku në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 1595 Ha.

Mësohet se vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta dhe qarkullimi mund të klryeht vetëm me mjete të larta, ndërsa niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 ka dalë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve dhe furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të fshatit Oblikë është bërë nga UKSH. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 880 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.