Meta: Me referendum do të vendosim shtetin që i përgjigjet qytetarëve!

0 134

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë ‘Rama’ se nuk ka mbështetur qytetarët. I ndalur tek situata e përmbytjeve Meta tha se drejtësia duhet të veprojë për ndaj drejtuesve të sistemit energjetik.

Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shtoi se në një vend ku llogaridhënia është zero, referendumi është i domosdoshëm.

“Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore. Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.