Një nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për rregullat anti-covid që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19, është edhe që dritaret duhet të mbahen të hapura,
Sa e zbatueshme është kjo masë në stinën e dimrit, kur temperaturat janë shumë të ulëta?
Flasin nxënësit dhe prindërit:
1-Duhet t’i mbajmë hapur që të ajroset klasa, por kemi dhe shumë ftohtë. I kemi thënë zyshës 100 herë ta mbylli po zysha nuk na dëgjon.
2-Bën ftohtë por prapë nga koronavirusi i mbajmë të hapura dritaret.
3-Ka raste që rrimë edhe me xhupa brenda kur është shumë ftohtë po prapë i mbajmë hapur dritaret, të paktën 1 metër.
4-Po zbatohet udhëzuesi më duket absurde se fëmijët janë më të rrezikuar nga virozat e stinës , sidomos këto ditë do jetë më ftohtë e mos do kenë temperaturë.