“Merr vetëm 1 minutë kohë”, Boris Johnson: Putin më kërcënoi me sulm raketor

0 127

Boris Johnson ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me një sulm raketor në prag të pushtimit rus të Ukrainës.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe tha se Putin i tha atij se sulmi “do t’i merrte vetëm një minutë kohë”.

Johnson u shpreh se komenti u bë pasi ai paralajmëroi se lufta do të ishte një “katastrofë e plotë” gjatë një telefonate “shumë të gjatë” në shkurt 2022.

Detajet e shkëmbimit janë zbuluar në një dokumentar të BBC-së, që shqyrton ndërveprimet e Putinit me liderët botërorë.

Johnson e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

Ai gjithashtu u përpoq të pengonte veprimet ushtarake ruse duke i thënë Putin se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n “në të ardhmen e parashikueshme”.

Johnson tha: “Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë do të zgjaste vetëm 1 minutë’ ose diçka e tillë. Por mendoj se nga toni shumë i qetë që kishte, ai vetëm sa po luante me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”.

Nëntë ditë pas kësaj telefonate, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace udhëtoi drejt Moskës ku u takua me homologun e tij Sergei Lavrov.

Dokumentari i BBC-së, Putin kundër Perëndimit zbulon se Wallace u largua me garanci se Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën, por ai tha se të dyja palët e dinin se ishte një gënjeshtër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.