Melania Trump thyen traditën shekullore të Shtëpisë së Bardhë

0 381

Pas 4 vitesh, Melania Trump ka dhënë fjalimin e lamtumirës si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Përmes një video mesazhi të regjistruar, Melania promovoi dashurinë ndaj urrejtjes dhe mes rreshtash nuk la pa përmendur as rezultatin e “vjedhur” të zgjedhjeve të 2020-ës. Ajo refuzoi gjithashtu të marrë pjesë në inagurimin e presidentit të ri të zgjedhur, Joe Biden, duke thyer një traditë presidenciale.

“Bëjeni me pasion çdo gjë që bëni. Vetëm mos harroni se dhuna nuk është kurrë përgjigja dhe s’do të jetë asnjëherë e justifikuar”. Gjatë rrugëtimit të Trump si president, pjesëmarrja e Melania-s ka qenë pasive, por gjesti i saj i fundit si Zonjë e Parë ka ngjallur kritika pafund ndaj saj. Injorimi që i bëri bashkëshortes së Joe Biden, Jill Biden është komentuar në Twitter si gjest aspak fisnik.

Për herë të parë në 100 vite, një Zonjë e Parë nuk fton gruan e presidentit të ardhshëm për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu sikurse Michelle Obama e mirëpriti 4 vite më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.