Media greke: Mafia shqiptare po përshkallëzon aktivitetin kriminal. Brenda dy viteve 9 të vrarë

0 120

Grupet e organizuar kriminale shqiptare kanë përshkallëzuar aktivitetin e tyre në zona të ndryshme në Greqi. Të njohur për grabitjet, sulmet, si edhe trafikun drogës, autoritetet greke bëjnë me dije se bandat shqiptare janë kthyer në rrezik. Prej rreth dy vitesh ka nisur një përplasje e përgjakshme me bandave shqiptare të trafikut të drogës.

E shtrirë në ‘Takis’, ‘Gergi’ në rrugën Glyfada , Attiki si edhe në sheshin Nea Smyrni mafia shqiptare kryente aksione të shumta në këto zona.

Media greke shkruan se tentakulat e mafies shqiptare ishin të përhapur në ishullin MYkonos, e cila vitin e kaluar u godit.

Vetëm në dy vitet e fundit nëntë shqiptarë kanë mbetur viktimë pas përplasjeve të bandave.

Oficerët e Departamentit të Krimeve Kundër që kanë ndërmarrë hetimet, nuk përjashtojnë motivet e vrasjeve mizore, që vijnë nga një ndërthurje e aktiviteteve të paligjshme të viktimave, pra të lidhura me trafikun e drogës, trafikimin e emigrantëve të paligjshëm apo edhe zhvatje nën maskën e mbrojtjes në dyqane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.