“Më ka p*rdhunuar”- E mitura denoncon skandalin, policia i vë prangat të riut: Po verifikojmë

0 142

Një e mitur në Tropojë ka denoncuar në Komisariatin e Policisë një skandal abuzimi seksual me të.

Policia njofton se ka vënë në pranga një djalë të ri teksa ka nisur verifikimet për kallëzimin.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.