Mbyllet porti i Barit, Autoriteti Portual Durrës jep njoftimin e rëndësishëm

0 231

Autoriteti Portual Durrës ka informuar ditën e sotme të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e të hënës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit. Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët. Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit”,-thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual.

Leave A Reply

Your email address will not be published.