Mbi 300 milionë kinezë ndezin pasionin e industrisë së akullit dhe borës

0 174

Në Festën e Pranverës të këtij viti që sapo u mbyll, sportet e arkullit dhe të borës u bënë mënyra e re e argëtimit të kinezëve.

Rritja e pasionit të kinezëve për sportet e akullit dhe të borës është shkaktuar nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit që janë duke u zhvilluar.

Historia e zhvillimit të sporteve të akullit dhe të borës në Kinë është e shkurtër dhe në të kaluarën, këto sporte nuk ishin të përhapura gjerësisht.

Gjatë procesit të aplikimit për organizimin e lojërave olimpike dimërore, Kina premtoi se 300 milionë kinezë do të marrin pjesë në sportet e akullit dhe të borës.

Nga suksesi i fitimit të së drejtës së organizimit të olimpiadës më 2015, deri në tetorin e vitit 2021, numri i banorëve në Kinë që marrin pjesë në sportet e akullit dhe të borës arriti mbi 346 milionë.

Me përmirësimin e vazhdueshëm të objekteve dhe shërbimeve sportive të akullit dhe borës, bumi i konsumit në lidhje me sportet e akullit dhe borës është bërë një pikë e re e rritjes ekonomike.

Sipas të dhënave, vëllimi i përgjithshëm e sektorit të akullit dhe borës në Kinë është rritur nga 117.7 miliardë juanë në vitin 2013 në 700 miliardë juanë vitin e kaluar.

Sistemi i sektorit të akullit dhe borës ka filluar të marrë formë dhe potenciali i zhvillimit të ekonomisë së akullit dhe borës është i madh.

Sipas të dhënave nga Akademia e Turizmit e Kinës, parashikohet se deri në vitin 2025, numri i njerëzve që do të bëjnë turizëm lidhur me sportet e akullit dhe të borës në Kinë do t’i kalojë 500 milionët dhe të ardhurat nga turizmi i akullit dhe i borës do të arrijnë mbi 1.1 trilionë juanë. Këto do të jenë përfitimet e ekonomisë kineze nga olimpiada.

Leave A Reply

Your email address will not be published.