Mbi 20 mësues të prekur nga Covid-19

0 284

Me rinisjen e vitit të ri shkollor është shtuar edhe rreziku për prekjen nga Covid-19. Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 20 mësues të prekur. Ndërkohë që situata më serioze është në Tiranë, ku vetëm në shkollën 9-vjeçare janë prekur 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha. Aktualisht kanë një drejtoreshë të komanduar.

Katër mësues të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar pozitiv të infektuar me Covid-19, pas testimit nga ana e mjekeve epidemiologë në njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë. Hetimi epidemiologjik vazhdon, akoma nuk ka ndonjë vendim sa i përket pezullimit të mësimit në këtë shkollë. Aktualisht në qarkun Dibër rezultojnë 59 persona aktiv të infektuar me Covid-19.

Edhe tre mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Vaun e Dejës. Lajmi është bërë i ditur nga prefektja Majlinda Angoni gjatë një vizite inspektimi në shkollën e mesme. Paçka kësaj, procesi mësimor nuk është cenuar për shkak se janë zëvendësuar.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.