Maturantët rikthehen në shkollë, Shahini flet për masat e marra

0 327

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë me dije masat e marra në shkolla. Ndërsa pas katër ditësh, më 18 maj, nxënësit maturantë pritet të rikthehen në shkolla. Përmes një postimi në facebook, Shahini ka bërë të ditur se në shkolla do të ndiqet një protokoll strikt për hyrjet dhe daljet, si dhe janë vendosur postera e sinjale orientuese.

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj”.

Mes datave 18 maj-5 qershor, 2020 do të ketë një hapje të pjesshme të shkollave vetëm për maturantët. Gjatë kësaj kohe, ata do të zhvillojnë lëndët që janë provime kombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.