Masat dhe vaksina, Bino: Nuk dihet sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19

0 270

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bën thirrje për respektimin e masave, ndërsa nuk përjashton mundësinë e qarkullimit të variantit të ri të Covid-19 në vendin tonë.

”Kemi rritje të infektimeve në të gjitha grupmoshat, por ajo që vihet re është një rritje e rasteve edhe në moshat e reja. Kjo lidhet me rritjen e kontakteve dhe mosrespektimin e masave gjatë festave të fundvitit. Deri tani, vijojmë të jemi me këto masa. Në varësi të situatës apo të shpërthimeve të ndryshme, Komiteti i Ekspertëve do të përcaktojë edhe masat përkatëse”,-tha Bino për ”A2cnn”.

Sipas saj, jemi ende larg “imunitetit të tufës” përfshirë edhe Tiranën. Kritike ndaj studimit të fundit të Akademisë së Shkencave, Bino thotë se ende nuk dihet sa mbrojtëse apo jetëgjatë janë antitrupat ndaj Covid-19. Madje nuk ka të dhëna as sa zgjat imuniteti me vaksinën.

“Jemi shumë herët për të thënë se jemi afër imunitetit të tufës. Ne nuk dimë se sa mbrojtëse dhe sa zgjasin antitrupat. Ne nuk dimë se sa zgjat me saktësi as imuniteti nga vaksina”. Përfaqësuesja e Komitetit të ekspertëve thotë së është miratuar plani kombëtar i vaksinimit. Ky proces nisi me mjekët dhe më pas do të shtrihet në popullatë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.