Masakroi të moshuarin, shëtiti në fshat me thikë në dorë

0 385

Krimi në Shqipëri nuk ka të ndalur. Një tjetër vrasje u shënua të hënën e 11 majit. Hamza Çela që masakroi me thikë të afërmin e tij në Poliçan, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Dhunës”. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh me medikamente. Çela është arrestuar nga policia kur po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes, duke shëtitur në fshat me thikë në dorë, ndërkohë që duart me bluzën i kishte të përlyer me gjak. Ai u arrestua nga policia pak orë pas krimit makabër, ndërkohë që dyshohet se ishte konfliktuar për motive pronësie, me viktimën Ramazan Çela 77-vjeç. Nipi i këtij të fundit u shpreh një natë më parë për Abc Neës se e kishte gjetur xhaxhanë me damarë të prerë dhe zemrën të nxjerrë nga vendi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.