Maradona tregon “Dorën e Zotit”: Iu përgjërova topit të ulej, më pas vura dorën para kokës

0 344

Diego Armando Maradona ka dhënë një intervistë për AFA Play ku ka folur në mënyrë të veçantë për botërorin e vitit 1986, në të cilin Argjentina e udhëhequr nga lojtari i Napolit triumfoi në Meksikë ku mposhti në finale Gjermaninë, por që më shumë do të mbahet mend për atë takim kundër Anglisë, ku Diego shënoi golin e famshëm me dorë, që u pagëzua nga vetë ai si “Dora e Zotit”.

“Kishim një skuadër mediokre. Në Barankuija u pamë në fytyrë dhe thamë çfarë mendonim për njëri-tjetrin. Kishim luajtur ato ditë kundër Juniorit dhe nuk kishim kaluar as mesin e fushës. Ishim skarco, shumë skarco, një bandë qensh. Vendosëm të mos shkonim në Bogota dhe udhëtuam direkt në Meksikë. Aty grupi u forcua”.

“Dora e Zotit? Kur topi kërceu lart thashë me vete “Nuk do të të arrij kurrë, ulu poshtë të lutem”. Aty më erdhi ideja për të vënë dorën para kokës. Kur rashë në tokë nuk e kisha kuptuar ku kishte shkuar topi. Shikoj, në rrjetë! Aty nis e bërtas: Gol, gol! Në atë çast më vjen Sergio Batista dhe më pyet nëse e kisha prekur topin me dorë. “Qepe gojën idiot dhe më përqafo” i thashë. Nisëm të përqafosheshim të gjithë. Edhe Valdano më pyeti: “Mos më thuaj që e godite me dorë!”. Iu përgjigja kështu. “Ta them pastaj, tani boll më çave kokën”.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.