Nga spitalet Covid ka edhe lajme të mira, siç është ky që jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të shërohet nga Covid-19. Manastirliu nuk nguron t’u bëjë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën.
Postimi i plotë
Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë#COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi
Mos e ulni vigjilencën. Distancë, Maskë, Higjienë.
#Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.