Manastirliu: Nëse ngarkohen spitalet, përballemi me zgjedhjen kë trajtojmë

0 371

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka folur nga Kuvendi lidhur me situatën Covid-19 në Shqipëri. Duke ju drejtuar opozitës se është duke e përdorur politikisht këtë moment, Manastirliu tha se pritet në vijim rritje e rasteve. Duke vendosur theksin tek respetimi i rregullave, Ministrja pohoi ndër të tjera se po përpiqet të shmanget mbipopullimi i spitaleve, sepse në të kundërt, do përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari me frymëmarrje të drejtuar.

“Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te situata që po përjetojmë me pandeminë e koronavirusit. Drejtori i OBSH thoshte para disa ditësh se atje ku ka pasur përçarje politike është vënë një mungesë respekti për shkencën. E kam përsëritur thotë ai: Ndaloni përdorimin e Covid-19. Këtu pandemia po përdoret politikisht duke u bërë ping pong politik duke luajtur në tavolinat e vogla të partisë. Ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën shumë sfiduese. Ata u zgjuan papritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë përditë të njëjtin tekst. Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën ndërsa ata kërkojnë 4 pika nga plani me 5 pika. Këtu te ne bëhet ping pong politik.

Sot bërtasin në facebook ndërsa në shkurt i bënin thirrje popullit të Kavajës të ngrihen se do ju sjellin karantinën. Nuk e dinë që çdo vendim bazohet mbi mendimin e komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve strategjia e vjeshtë-dimrit parashikon rritje të shifrave. Po parashikojmë të rrisim testimin duke përfshirë edhe testin e shpejtë. Testet janë 4-fishuar që nga muaji qershor. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për kujdes mjekësor. Do t’i qëndrojmë deri në fund se do shtojmë kapacitete spitalore duke vendosur 4 struktura në dispozicion në Tiranë dhe në rrethe do hapen spitale Covid. Duhet të shkohet në këtë luftë duke respektuar vendosjen e maskës dhe distancës. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë diçka të re për të shpjeguar se çfarë po ndodh.

Por ajo që ne mund të bëjmë është të respektojmë rregullat më të thjeshta. Masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit dhe testimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të frenojmë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave duke mos i lënë asgjë mangut një trajtimi të mirëfilltë. Nëse do kemi mbingarkim të spitaleve do përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari me frymëmarrje të drejtuar. Akti i sotëm drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave. Ka ardhur momenti të bëjmë më të mirën tonë për të mundur këtë pandemi. Beteja më e parë që duhet të fitojmë është beteja shëndetësore“, tha Manastirliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.