Mali i Zi, jo më vend kandidat shembullor për BE

0 412

Pas skandalit të publikimit të emrave dhe adresave të personave të infektuar me Covid-19 në fund të muajit të shkuar, europarlamentarja Tanja Fajon thotë se Mali i Zi nuk është më vendi shembullor për demokracinë dhe rrjedhimisht edhe si kandidat për anëtarësim në BE.

“Mali i Zi ka qenë në shumë aspekte një vend shembullor mes kandidatëve për në BE, por nuk është më kështu”.

Nga ana tjetër, ajo thotë se asnjë krizë, përfshi dhe ajo shëndetësore e Covid-19, nuk mund të justifikojë uljen e standardeve demokratike. Edhe në raportin e organizatës amerikane Freedom House, Mali i Zi ishte quajtur “regjim hibrid” në zonën gri, mes demokracisë dhe autokracisë së hapur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.