Gruaja e liderit të opozitës ruse, Yulia Navalny, i ka dërguar një lutje Presidentit Vladimir Putin që të lejojë kurimin e bashkëshortit të saj jashtë vendit. Alexei Navalny ndodhet në një spital në Siberi në gjendje kome, pasi dyshohet se është helmuar. Yulia ka shpërndarë edhe fotografitë nga brenda spitalit, duke treguar kushtet e spitalit. Tualetet e spitalit janë në stil “alla turka”, ndërkohë që në mure duket lagështira që ka pushtuar godinën.
Врачи омской больницы заявляют, что нет никакой необходимости лечить Алексея в клинике Шарите в Берлине, потому что условия здесь ничуть не хуже, чем там. Вот так выглядит туалет в приемном отделении омской больницы: pic.twitter.com/C6vkVmBT6A
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) August 21, 2020