Ktheu banesën në “shtëpi bari” në mes të Tiranës, në pranga 38-vjeçari

0 129

Një operacion policor i koduar “Ndërveprimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, është finalizuar ditën e sotme nga policia.

Autoritetet kanë zbuluar një banesë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi  A. K., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas u kap brenda në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur si “shtëpi bari” për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Leave A Reply

Your email address will not be published.