Kryemadhi reagon me VIDEO ndaj Veliajt: SPAK, po dëgjon?

0 152

Pasi Erion Veliaj i përmendi emrin në komisionin hetimor për inceneratorët, ka reaguar menjëherë Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, e cila ka qenë një nga denoncueset më të forta të skandalit të madh të vjedhjes së parave të shqiptarëve me formulën e inceneratorëve ne Elbasan, Tiranë dhe Fier.  “Ja ku e keni vendimin e Këshillit Bashkiak. Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. Hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren”, tha kryebashkiaku.

Ja reagimi i plotë:

Monika Kryemadhi:

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.