Kryemadhi-Ramës: Reflekto! Me Kodin tënd, opozita fut 100 deputetë në Parlament

0 337

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po përmes rrjetit social “Instagram”. Në një video në Story, ku madje edhe e etiketon (tag), Kryemadhi deklaron sa i përket Kodit Zgjedhor me ndryshimet e maxhorancës se Opozita e Bashkuar fut në parlament 100 deputetë.

Sa i përket Presidentit dhe kundërshtive, ajo thekson se është i të gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm të gjitha partitë e reja dhe individët që duan.

“Presidenti është i të gjithëve, i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti, ndërsa unë Monika Kryemadhi jam kryetare e LSI-së, kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI që të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI-së dhe me Kodin e ri Opozita e Bashkuar bashkë me LSI-në fusin rrumbullak 100 deputetë në parlament. Meqenëse ti nuk lejon komente po të bëj tagg”, deklaron Kryemadhi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.