Kryebashkiaku nxit polemika: Pazaret të bëhen nga burrat, pasi gratë…

0 333

Jeta në këtë kohë të pandemisë, bëhet me rregulla siç janë distancimi fizik, masat mbrojtëse por një propozim i çuditshëm vjen nga kryetari i Bashkisë së Osakës në Japoni, i cili kërkon që të gjitha pazaret për shtëpinë të kryhen nga burrat pasi gratë janë të pavendosura dhe vonohen shumë nëpër dyqane.

Kryebashkiaku Ichiro Matsui shprehet se burrat shkojnë në markete dhe marrin ato që iu është thënë dhe largohen me shpejtësi dhe kjo sipas tij është diçka e mirë pasi shmanget kontakti njerëzor.

Nga ana tjetër, reagimet nuk kanë qenë shumë të mira për këto deklarata. Kryebashkiaku Matsui është sulmuar online nga mijëra njerëz të cilët e kanë akuzuar atë si paragjykues dhe që nuk respekton as burrat e as gratë. Matsui e pranoi se këshilla e tij mund të jetë dukur pak pa takt, por kjo gjë sipas kryebashkiakut është e vërtetë në familjen e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.