Kryebashkiaku i Shkodrës thirrje qeverisë: Mjaft është mjaft! Të hartohet një plan afatgjatë për të zgjidhur situatën

0 119

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nga zona e Obotit ka bërë një përmbledhje të situatës së motit të keq, ku siç thotë ai ka shkaktuar mjaft problematika për banorët.

Në një prononcim për gazetarët, Spahia tha se përveç përmbytjeve dhe izolimit, banorët po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

“Jemi këtu sot përsëri në rrugën e fshatit Obot, njësia Ana e Malit. Për fat të keq më në pak më shumë ditë se një muaj përsëritet e njëjta situatë ku mjaftojnë pak reshje për të përmbytur tokat dhe për të izoluar banorët, duke vënë në vështirësi serioze qindra familje

Problematikat janë të shumta, lidhen jo vetëm me izolimin, por edhe në rastin e këtyre dy ditëve mungesa e energjisë është kthyer në problem shtesë”, u shpreh Kryebashkiaku.

Teksa tha se situata po përsëritet shpesh kërkoi nga autoritetet qendrore që jo vetëm të marrin masa, por edhe të hartojnë një plan afatgjatë për të zgjidhur situatën e përmbytjeve.

“Duhet vënë dorë, i duhet dhënë zgjidhje kësaj situatë për këta banorë. Duhet të planifikohen masa afatgjate për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth për banorët e zonës së Nën Shkodrës, por jo vetëm.

Mjaft është mjaft. Nuk duhen lënë vetëm këta banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit kur ndodh përmbytje, Duhet të hartohen plane të mirëfillta. Është një barrë ekonomike në xhepat e këtyre banorëve. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve të mëdha që vuajnë këta qytetarë”, tha ndër të tjera Spahia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.