Kruja vatra më e madhe aktive e infeksionit! 6 raste të reja sot

0 360

Kruja është vatra më aktive e të prekurve me koronavirus në Shqipëri me 91 raste, për t’u ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra. Vendi ynë vijon të mbetet në shifra të qëndrueshme të të prekurve gjatë 24 orëve, ku mësohet se 6 janë rastet e reja sot të lokalizuara në Krujë e Kurbin në vatrat e fasonerive dhe vetëm 1 në kryeqytet. Ky rezultat ka dalë pas 197 testeve të kryera tek personat e dyshuar.

Një rritje të lehtë prej 2 personash, krahasuar se një ditë më parë, ka pësuar numri i të shtruarve në spital, nga 31 që ishin dje në 33 sot, ndonëse për ekspertët e Komitetit Teknik mbetet e qëndrueshme, duke mos sjellë mbingarkesë të spitaleve, siç ka ndodhur në shumë shtete të tjera. Një shifër optimiste është ajo e të shëruarve, ku nga fillimi i epidemisë deri më sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, pothuajse 67% e tyre rezultojnë të shëruar.

Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura. Duke filluar nga nesër datë 4 maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19. Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

Krujë 91
Tiranë 90
Kurbin 20
Shkodër 17
Kukës 5
Elbasan 2
Mirditë 2
Berat 2
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1

Leave A Reply

Your email address will not be published.