Krishtlindje, Papa dhuron 4 mijë tamponë për të pastrehët në Romë

0 287

Kjo Krishtlindje nuk është e njëjta si vitet e shkuara, pasi po jetojmë nën ”sundimin” e pandemisë së Covid-19 dhe gjithçka është mbyllur dhe lëvizja bëhet nën masa strikte. Ndaj, në këtë ditë të shënuar, Papa Françesku i ka dhuruar Romës 4 mijë tamponë për të diagnostikuar të pastrehët nga Covid-19.

Këta janë marrë nga Papa si një dhuratë nga Sllovenia, e cila, falë angazhimit të Bamirësisë Apostolike, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Solidaritetit dhe San Gallicano Ifo, do të përdoren për të testuar të pastrehët në kryeqytetin italian.

Instituti i Mjekësisë së Solidaritetit, shprehu falënderime të përzemërta për Papa Françeskun dhe për Konrad Krajewskin për gjithçka që bënë për të mbrojtur shtresat më vulnerabël, përfshirë diagnostikimin për Covid-19 dhe ka mundësuar pritjen në ambiente të dedikuara për njerëzit që ishin në rrugë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.