Kremlini: Sanksionet e Perëndimit janë të rënda, por do t’i përballojmë

0 159

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha në një konferencë për mediat se Rusia do të arrijë të përballojë sanksionet e vendosura nga shtetet perëndimore.

“Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të rënda, por vend ynë ka potencialin e nevojshëm që të rikuperojë dëmin e shkaktuar”, tha Peskov. Ai shtoi se Putin do të punojë sot për zgjidhjen e problemit ekonomik, pasi ka organizuar një takim me ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore.

SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar përjashtuan Rusinë nga tregjet financiare perëndimore. Si rezultat, rubla ruse ka humbur vlerën e saj në shifra rekord, krahasuar me monedhat perëndimore, ndërsa Banka Qendrore rriti normën e interesit nga 9,5% në 20%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.