Krahu i djathtë i Putinit del në konferencë të jashtëzakonshme dhe kërcënon hapur Presidentin Biden

0 237

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrorv ka dalë sot në një konferencë për mediat nga Kremlini ku foli në lidhje me sulmet e forcave ruse për pushtimin e Ukrainës.

Ai thekson se presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve, është një Luftë e Tretë Botërore, por shton se nëse kjo do të ndodhë atëherë do të jetë një “luftë bërthamore”.

“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen,” thotë ai.

“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.