Kosova ngrihet në këmbë, protestë masive për UÇK-në

0 429

Më 9 korrik do të organizohet një protestë kundër aktakuzës së publikuar ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se vendimi për protestë është marrë sot nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në një njoftim nga OVL-ja e UÇK-së thuhet se ngritja e kësaj aktakuze ndaj presidentit të Kosovës është bërë me që të ndalojë procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për këtë arsye është vendosur që më 9 korrik të zhvillohet protesta e cila do të mbaj moton ”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.