Korridori i 8, Balluku: Italia dhe Bullgaria kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen

0 161

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zv/Kryeministrja Belinda Balluku u ndal tek Korridori i 8, si një ndër projektet më të rëndësishme për dy vendet.

Balluku bëri të ditur se së fundmi, janë dy vende të BE që kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar në këtë projekt. Bëhet fjalë për Bullgarinë dhe Italinë.

“Korridori 8 është një projektet më të rëndësishëm dhe vitale për dy vendet tona, por jo vetëm, edhe për 2 vende të tjera të BE që kanë shprehur dëshirën që të na bashkohen për të na mbështetur në këtë projekt, që është Bullgaria dhe së fundmi Italia. Duke pasur parasysh që janë dy vende anëtare do të na ndihmonte shumë zëri i tyre, pasi i gjithë problemi që ne kemi sot, është që Korridori 8 pavarësisht se është një nga korridoret më të rëndësishëm jo vetëm për shkak të ndërlidhjes së transportit hekurudhor dhe atij rrugor, por edhe për shkak çështjeve të sigurisë që sot ngrihen, pasi do të lidhte Mesdheun me Detin e zi, ne besojmë që zëri i tyre mund të na ndihmojë që Korridori i 8 të inkludohet në core netëork të BE, duke na dhënë kështu mundësin që të fillojmë dhe të aplikojmë në thirrjet e ndryshme sa i përket financimeve.

Që të dy palët, që të dy qeveritë kuptojnë shumë mirë nevojën për të pasur këtë korridor sa më parë, por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kostot e ndërtimit të hekurudhës, ashtu sikurse e autostradës, nëse do të përballoheshin nga buxhetet e dy shteteve do të ishin kosto të rënda dhe pas pandemisë dhe krizës energjetike do të ishte e vështirë që të ndodhte, 2 apo 3 vitet e ardhshme. Kështu që një nga detyrat kryesore që ne kemi si dy qeveri është që të vazhdojmë lobimin tonë edhe me dy vendet partnere, edhe në tryezat e BE dhe të ngremë zërin që korridori 8 të përfshihet në core netëork të BE dhe ne të financohemi nga fondet e BE për ndërtimin e këtyre rrjeteve kaq të rëndësishme hekurudhore dhe rrugore”-tha Balluku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.