Konfuzion me rritjen e pagës 15% për mësuesit

0 322

Disa ditë më parë, Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se pagat për mëesuesit do të rriten me 15% e përkthyer në vlerë monetare ajo shpreh se “në sistemin arsimor, në vitin 2020 kemi një pagë mesatare 65.800 lekë që së bashku me rritjen shkon në 72.000 lekë në 2021-in. Paga mesatare bruto e mësuesve nga 68.800 shkon në 75.550 në 2021-in”.

Sindikata e arsimtarëve hodhi dyshime mbi përllogaritjet e bëra, pasi sipas tyre me një rritje 15%, paga e mësuesve në 9-vjeçare shkon në 75 mijë e 670 lekë dhe jo 72 mijë e 100 lekë sa u deklarua nga ministrja. Diferenca në përllogaritjet e arsimtarëve dhe të ministrisë është 3 mijë e 570 lekë.

Po ashtu sipas tyre paga mesatare bruto e mësuesve në shkollat e mesme me këtë rritje nga 68 mijë e 800 lekë shkon në 79 mijë e 120 lekë, dhe jo 75 mijë e 550 lekë sa u tha në konferencë. Edhe këtu diferenca është 3 mijë e 570 lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.