Konferenca për bilancin e 2020, Rama: Janë shkatërruar 30 banda. Vaksinimi nis në mes të janarit

0 299

Kryeministri Edi Rama, po mban konferencën e fundvitit me gazetarët. Që në nisje të fjalës, Rama e vuri theksin fillimisht në Reformën në Drejtësi. Ai ka zgjedhur të flasë me shifra.

”Qytetarët kanë një padurim për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë dhe drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. Dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një drejtësie nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë. Nëse shohim bilancin, mendoj që ka arsye për të qenë vërtetë optimistë për të nesërmen. Reforma në drejtësi ka nisur me pastrimin e zullumit të grumbulluar me dekada në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat e këtij procesi, ajo që thashë konfirmohet. Arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen. Deri sot janë rivlerësuar duke kaluar 322 individë nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar nga sistemi se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtëpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e mundësisë për të kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me atë që pyesin, çfarë ndodh me të larguarit. Fjala kyç në këtë proces është durim”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se viti mbyllet me më pak vrasje sesa në 2019. ” Në janar-nëntor, ishin 45 vrasje, shtatë më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës, dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik, në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje. Sot kemi 2.5 herë më pak vrasje. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve më parë se të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt se e mira s’ka fund”.

Gjatë konferencës së fundit me gazetarët, kryeministri Edi Rama ”sulmoi” ambasadën ruse në Tiranë, ku tha se qëndrimin e tyre e sheh si provokim. ”Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato”,-tha Rama.

Ambasada ruse në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i është drejtuar qeverisë shqiptare duke thënë se Rusia është e gatshme që të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” në vendin tonë. ”Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër Covid-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”, thuhej në postimin që i drejtohej drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.

Dje ambasada ruse i ka shprehur drejtorit tuaj të komunikimit që Shqipëria të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, a do i përgjigjeni pozitivisht?

Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Twitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettwit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.

Një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.

Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur.

Rama ka bërë me dije se vaksinimi anti-covid në SHqipëri do të nis në muajin janar, teksa shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën, ndryshe nga sa pretendon krye i PD-së Lulzim Basha. “Jemi në përpjekje për të marrë vaksinën, më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish, sepse situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raport mes kërkesës dhe ofertës. Mbani parasysh një shifër se mbase ndihmon për të kuptuar panoramën. Italia e cila ka nisur vaksinimin 2- 3 ditë më parë, ka në dispozicon 9700 vaksina, kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE-së, me një popullsi të konsiderueshme ka nisur vaksinimin me 9700 doza.

Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit dhe kur them shtet kam parasysh BE si një entitet i tërë, dhe duhet të keni parasysh që dhe SHBA ka një ndalesë me një akt të presidentit të SHBA që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA dhe ky ngërc i takon vetëm fazës së parë, fillimit se prodhimi do të rritet në fazë eksponenciale.

Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç, do e fillojmë brenda janarit dhe kam tendecë të besoj që ne mes të janarit do jemi në gjendj të fillojmë vaksinimin me mjekë e infermierë dhe më pas në grupet e tjera vunerabël, mësues, punonjës policie dhe më të mëshuarit. Jemi në diskutime dhe me Modernan dhe AstraZenerca, dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer dhe kjo është arsyeja se përse kjo mbetet në këtë fazë një punë intesive diplomatike dhe komunikimi në të katërta anët”,-tha ndër të tjera Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.