Kompozitori i njohur, Robert Radoja, është pjesë e protestës dhe kundërshton vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Radoja ka ironizuar vendimin dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të heqin maskat se virusi transmetohet vetëm pas orës 20:00. Më tej kërkoi solidaritet mes artistëve dhe ka thënë se të gjithë duhet të ishin në protestë.
“Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën kafet janë plot nuk transmetohet. Pas orës 20:00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot. Megjithatë. Artistët janë individualistë. Ishim 20 veta ne këtu dhe 1500 policë. Policët duhet të marrin një buqetë me lule”.