Këngëtari Ermal Meta merr përsipër ndërtimin e shtëpisë së familjes Alla

563

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta që jeton në Itali është prekur mjaft nga tragjedia që ka mbuluar Shqipërinë javën e fundit. Ai ëshë sensibilizur si gjithë shqiptarët duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Ermali shprehet se i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, shprehet Ermal Meta.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.