Kapet anija koreano-jugore, Irani: Po hidhte kimikate në Gjirin Persik

0 306

Mediat shtetërore në Iran, thonë se rojet revolucionare kanë kapur në ujërat e Gjirit Persik një naftëmbajtëse me flamur koreano-jugor, në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Koresë së Jugut janë përshkallëzuar, për shkak në ngrirjes së aseteve të regjimit iranian.

Seuli konfirmon sekuestrimin e anijes në ujërat e Omanit dhe kërkon nga Irani lirimin e saj të menjëhershëm. Në raportimet e mediave iraniane thuhet se arsyeja e ndalimit të anijes ishte pasi ajo po shpërndante lëndë kimike në ujërat e Gjirit.

Ato shpërndanë dhe imazhe të shoqërimit nga Rojet Revolucionare të anijes me 7200 tonë etanol. Aktualisht anija dhe anëtarët e ekuipazhit të saj janë duke u mbajtur në portin Bandar Abbas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.