Kaosi në gjykatat, mbi 92 mijë dosje në rradhë për t’u shqyrtuar

0 373

92 mijë e 602 është numri i dosjeve të mbartua nga 2019 në 2020 në gjykatat shqiptare. Sipas raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, problematike situata është në Gjykatën e Lartë ku numri i dosjeve të mbartura është rreth 35 mijë.

Në Gjykatën e Tiranës janë mbartur rreth 30 mije dosje. Një tjetër vështirësi për gjykimin e dosjeve sipas KLGJ është dhe ngarkesa e gjyqtarëve. Sipas të dhënave një gjyqtar në 2018 ka shqyrtuar 518 dosje ndërsa në 2019, 640. Rritja është 24 %.

Gjatë vitit të kaluar situatë problematike ka pasur edhe në gjykatat e apelit ku shumica e gjykatave janë boshatisur për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga Vetting-u.

Këshilli i ka dërguar shkresë Parlamentit dhe Ministrisë së Drejtësisë për të ndryshuar ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në mënyrë që të bëhet zëvendësimi i gjyqtarëve. Por deri sot një nismë e tillë nuk është marrë nga Komisioni i Ligjeve apo ministria të ketë inicuar ndryshimet e kërkuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.