Kaos në QSUT, qytetarët lëvizin lirshëm. Kompania “Illyrian Guard” shkurton stafin

0 307

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në vatrën më të madhe të infektimit me Covid-19. Edhe pse qytetarët i drejtohen kësaj qendre spitalore për të marrë shërbim, për fat të keq, është shndërruar edhe në një burim infektimi. Gjashtë reparte shërbimesh janë infektuar nga Covid-19, spitali francez, Urgjenca Qendrore, hematologjia, mjekësia interve, kirurgjia dhe pediatria. Për këtë, siç edhe vetë Ministria e Shëndetësisë, e ka pranuar ka pasur një ulje të vigjilencës.

Nga një vëzhgim brenda ambienteve të kësaj qendre spitalore, lehtësisht konstaton mosrespektim të asnjë mase të distancimit fizik, ndërkohë që qytetarë të shumtë vijojnë që të jenë pranë të afërme të tyre, edhe pse ata vetë mund të jenë burim infektimi ndonëse asimpomatikë. Ministria e Shëndetësisë paguan miliona lekë për ruajtjen e sigurisë, por edhe të rregullimit brenda kësaj qendra spitale, pothuajse ky shërbim është inekzisent. Asnjë punonjës i shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a që u krijua me shpejtësi nga ministri i Brendshëm Lleshaj nuk duket dhe aq më pak të pengojë hyrjen e qytetarëve në këto mjedise.

Në të tre hyrjet e kësaj qendra spitalore, dy nga ana e rrugës së Dibrës dhe një tjetër nga Spitali Nr 5 ku është dhe Pediatria, çdo qytetar mund të kalojë lirisht, ndërkohë që kundrejt një rryshfeti të vogël mund të vizitosh të afërmin tënd edhe jashtë orarit të lejuar. Më keq akoma, këto tre porta shërbejnë edhe si një rrugë kalimi për banorët e këtyre dy lagjeve. Pavarësisht se një nga masat e kërkuara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë distancimi fizik, në këto mjedise shihen grumbullime qytetarësh që presin me orë të tëra për të kryer nëj vizitë apo për të takuar të afërmit e tyre.

Mësohet se shkak i humbjes së vigjilencës është jo vetëm masat neglizhuese nga ana e mjekëve, por edhe keqmemaxhimi i shërbimit të ruajtjes së spitalit për mosrespektimin të distancave dhe rregullave të protokollit të vatrës më të madhe të Covid-19 që është QSUT. Të njëjtat burime saktësojnë se kompania “Illyrian Guard”, që merret me ruajtjen e QSUT-së ka shkurtuar stafin edhe pse pagesat i ka marrë të plota duke punuar me kapacitete të pakta. Ndërkaq, edhe përzgjedhja e kësaj kompania të sapokrijuar me shpejtësi nga ministri Lleshaj është e gabuar pasi ajo krahas kapaciteteve, nuk ka edhe eksperiencën e duhur për të garantar sigurinë dhe rregullin në një institucion tepër prioritar për sistemin tonë shëndetësor.

Marrë nga /Tirananews.al/

Leave A Reply

Your email address will not be published.