Kandidimi i Këlliçit për Tiranën, reagojnë për herë të parë Berisha e Meta

0 267

Belind Këlliçi ka deklaruar sot se është gati të lërë mandatin në Tiranë për të kandiduar përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në 14 maj.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha u shpreh se e vlerëson nismën e tij, ndërsa për Metën rëndësi ka procesi i primareve dhe jo emri.

Këlliçi deklaroi se do të lërë mandatin dhe do kandidojë në primare. Është kjo kandidaturë konsensuale?

Meta: Për ne nuk ka asnjë rëndësi asnjë emër për asnjë funksion. Për ne ka rëndësi që procesi të jetë i mirëorganizuar dhe do të respektojmë çdo zgjedhje në primare. Qëllimi është fitorja e zgjedhjeve.

Berisha: Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.