Kandidatët e PD-së, gati lista me 1000 propozime nga 3600 emra

0 300

Pushime në selinë blu nuk ka. Të martën e ardhshme, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pritet të përmbyllë fazën e parë të përzgjedhjes së emrave për deputetë dhe kryetar bashkie. Nga 3600 emra që kanë ardhur nga baza e Partisë Demokratike, ky komision do të hartojë një listë paraprake me 1000 emra.

Filtrin e parë nuk e kanë kaluar një pjesë e mirë e kandidaturave për të cilat Komisioni ka vlerësuar se nuk përmbushin disa prej kritereve kyçe për t’u bërë pjesë listës së kandidatëve që do të shkojnë në fazën e dytë.

Komisioni ka vlerësuar kandidatët me së paku 12 kritere, ku ndër kryesorët është kontributi në PD dhe ndikimi i kandidatëve në komunitet. Arsimi, gjinia dhe niveli profesional janë gjithashtu elemente që kanë mbajtur parasysh në përjashtimin e kandidatëve nga anëtarët e Komisionit të vlerësimit.

Kush do të kalojë Vetting-un, do t’i dërgohet për votim bazës së PD, një proces që nis më 15 shtator për të dalë në një listë të shkurtuar prej 300 emrash që më pas Komisioni i Vlerësimit ia propozon Këshillit Kombëtar të PD për përzgjedhje përfundimtare, në fund të shtatorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.