Kanceri i qafës së mitrës, mjekët: Mos neglizhoni vizitat

0 298

Lufta me Covid-19, prej një viti është primar edhe në Shqipëri si në çdo vend që është prekur nga virusi, por qytetarët nuk duhet të neglizhojnë sëmundjet e tjera. Sipas mjekëve, në disa raste është shtuar sëmundshmëria për shkak të moskryerjes së vizitave dhe kontrolleve periodike.

Një prej tyre është kanceri i qafës së mitrës, i dyti më i përhapur te gratë. Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen mbi 100 gra me këtë lloj kanceri që sipas mjekëve vret në mënyrë të heshtur.

Janari është muaji i sensibilizimit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, i bëjnë thirrje mjekëve të familjes që krahas problemeve me Covid-19, t’i kushtojnë rëndësi sëmundjeve të tjera.

Prej dy vitesh përmes një programi kombëtar, gratë e moshave 40-50 vjeç kryejnë falas depistimin për kancerin e qafës së motrë. Analiza molekulare bëhet në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas specialistëve 6% e grave janë të prirura për tu prekur nga ky lloj kanceri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.