“Ka fshehur dënimin për vjedhje”, Bardhi kërkesë KQZ: Përjashtoni kandidatin e “Shtëpia e Lirisë”

0 148

Gazment Bardhi kërkon përjashtimin nga gara për Bashkinë e Lushnjes të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, duke ngritur pretendimin se ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli.

Përmes një shkrese drejtuar KQZ, Bardhi në emër të Partisë Demokratike, i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano.

“PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.

“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës.


 

Leave A Reply

Your email address will not be published.